Përpara një shekulli, arritjet teknologjike falë të cilave jeta jonë sot është kaq e thjeshtë, as që mund të mendoheshin. Por jo gjithnjë mendimi mund të frenojë imagjinatën.
Prandaj, në vitin 1900, njerëzit kishin lëshuar frerët e imagjinatës duke prodhuar disa piktura ku “profetizonin” jetën pas 100 viteve.
Këto piktura, publikuar pak kohë më parë nga Washington Post, i përkasin një realiteti të paqenë as sot, por gjithsesi shihet një ngjashmëri e çuditshme.
Një ndër fotot tregon “Autobuzin – Balenë”.
Në rafshin historik, shihet se në vitet 1900, njerëzit po përdornin gjithnjë e më shumë kafshë në dobi të tyre si dhe deti kishte filluar të eksplorohej. Nisur nga kjo, mund të themi se me anë të këtyre pikturave, një psikolog mund të kuptojë mendësinë e njerëzve të asaj periudhe dhe një historian jetesën e njerëzve të po asaj periudhe.
Pikturat, siç thashë edhe më lart, janë marrë nga Washington Post, ndërsa hyrja u përgatit nga Andreas Dushi për Konica.al.