Simon ben Kosevah ka qenë mbase hebreu që, në rast suksesi, feja e kërshten sot nuk do t’ekzistonte.
Sikundër ishin traditat anësore të jahudizmit për ardhjen e mesive (e nji prej tyne qëlloi të ishte edhe nji zdrukthtar nga Nazareti), edhe në periudhën romake hebrejtë, që pasonin zellotët kryengritës, ishin në pritje të nji shpëtimtari.
Rasti u krijue në vitin 132, në provincën e Judesë, kur Simon ben Kosevah pretendon se âsht mesia (nji rabin sakaq krijon mitin për të), dhe fillon kryengritja antiromake.
Të vetmit hebrenj që nuk bashkohen janë pasuesit e sektit të Jezusit – krishtentë e parë – të cilët vazhdojnë me ngulmu për nji dimension të përbotshëm të herezisë së tyne.
Rrjedhimisht, dallimi mes jehudizmit dhe kërshtenimit âsht te permasa e tyne: i pari fillon e mbaron me ekskluzivizëm etnik, i dyti kërkon vokacion të përbotshëm (inkluzivizëm).
Tradhtia e Judë Iskariotit, siç jepet mrekullueshëm nga Nikos Kazanzaqisi te “Tundimi i fundit”, ka të bajë me atë që ai kërqysh nuk i honeps karillëqet e Jezusit i cili për konfliktin shtypës-i shtypun ka përgjigjje transcendtale: romaku dhe hebreu janë vllazën.
Ilirët, si shtetas romakë, veç nji borxh na e kanë. Me na pas shpjegue çka leshi i mrekulloi nji herezi e jehudizmit?