Gazetari i Top Channel Aleksandër Marku ka realizuar një intervistë me sizmiologun grek, Akis Tselentis, i cili u citua më herët dhe nga presidenti Meta për pasoja të tilla të mundshme.
Tselentis thotë se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të.
Si një prej sizmologëve më me eksperiencë në Greqi si e gjykoni veprimtarinë sizmike të djeshme në Shqipëri?
Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranes dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla. Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme.
Ju si e vlerësoni situatën, do të ketë edhe tërmete të tjera?
Jo nuk do të kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor. Por do të kemi lëkundje të tjera.
Mund të influencojë ky tërmet për të “zgjuar” termete te tjera në rajon?
E konsideroj te veshtire kete fakt. Por do te kete vazhdimisht lekundje per disa kohe. Dhe mundet qe nje prej ketyre lekundjeve te jete edhe me eftekte shkateruese,pasi ne se nje shtepi ose banese eshte demtuar paksa edhe me nje lekundje me te lehte mund te shembet. Do kujdes te vecante ne oret e ardheshme.