MENU
klinika

Foto/ Destinacion ishte Turqia

Snajperistët hapin zjarr ndaj gomones shqiptare me drogë

25.09.2019 - 16:43

Operacion i madh dhe shkëmbim zjarri në ujërat detare të Greqisë.

Një gomone e nisur nga Shqipëria dhe e ngarkuar me drogë ka tentuar të futet në ujërat turke pasi kishte përshkruar gjithë hapësirën detare të Greqisë.

Operacioni po ndodh në këto momente në Mitilini, ku marrin pjesë 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter i policisë greke.

Gomone Greqi

Policia turke ka bllokuar futjen e gomones me 3 persona në ujërat e tyre. Gomonia është rikthyer në ujerat greke dhe po tenton ardhjen përsëri në Shqipëri. Snajperistët nga helikopteri kanë qëlluar disa herë por gomonia vazhdon të lundrojë.

Burime nga policia greke deklarojnë se është arritur të kapet njëra prej gomoneve më herët pasi trafikantët kanë pasur dy gomone. Ndërkohë po ndiqet tjetra.

Policia greke ka bërë të ditur gjithashtu se në gomonen e parë të bllokuar janë arrestuar 2 shqiptarë dhe një italian.

Aktualisht ata po merren në pyetje në Mitilini, ndërsa 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter po vijojnë aksionin për kapjen e gomones së dytë.

Kjo e fundit, e nisur nga Shqipëria dhe e ngarkuar me drogë ka tentuar të futet në ujërat turke pasi kishte përshkruar gjithë hapësirën detare të Greqisë. Po ashtu raportohet se gjatë operacionit ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes policise dhe trafikanteve.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi