MENU
klinika

Vetë këngëtari ka shpërndar foton

Sot të gjithë e duan! Ja si dukej Maluma i vogël

07.09.2019 - 13:14

Maluma tashmë është  një ndër këngëtarët më të njohur në botë, i cili i ka surprizuar gjithmonë fansat me publikimet e tij.

Ai është cilësuar gjithashtu si një ndër djemtë më simpatikë në botën e spektaklit.

Vetë Maluma ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram një foto të tij  ku shfaqet në moshë shumë të vogël.

Ai ka pozuar duke qeshur, ndërsa ne na bie në sy fakti që Maluma nuk ka ndryshuar aspak.

Maluma ka ruajtur të njëjtat tipare që kur ka qenë i vogël dhe ka ende të njëjtin shikim të ëmbël në sy.

Kujtojmë se këtë verë Maluma ka sjellë disa prej hiteve më të njohura, si “Hola Senorita”, “11 PM”, “Medellin” etj.

 Hiti i fundit ishte një bashkëpunim me Madonën dhe  bëri bujë të madhe në media.