MENU
klinika

Sejko takim me përfaqësuesit e BERZH

Strategjia e zhvillimit të Shqipërisë për vitet 2020-2025

09.09.2019 - 19:08

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Zsuzsanna Hargitai, Drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Matteo Colangeli, përfaqësues i BERZH-it për Shqipërinë.

Në fokus të takimit ishte diskutimi i projektit të Strategjisë së Zhvillimit të Shqipërisë për vitet 2020-2025, një dokument ky i cili konturon prioritetet, objektivat dhe programet e mbështetjes, që BERZH-i planifikon të kryejë në Shqipëri gjatë këtij horizonti kohor.

Pas konsultimeve me aktorët përkatës publikë dhe privatë në vend, kjo projekt-Strategji do të miratohet dhe do të vihet në zbatim nga BERZH-i gjatë pesë viteve të ardhshme.

Përfaqësuesit e BERZH-it u ndalën në detaje dhe theksuan mbështetjen aktuale dhe që do të vijojnë të ofrojnë për zhvillimin e sistemit financiar dhe sektorin bankar në Shqipëri, si dhe u interesuan të informoheshin mbi pikëpamjet e Bankës së Shqipërisë për çështjet e parashtruara.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko, konstatoi se Banka e Shqipërisë ndan opinion të njëjtë më BERZH-in mbi sfidat e zhvillimit të vendit, duke e vënë theksin në mënyrë prioritare në nevojën e rritjes së produktivitetit dhe të aftësive menaxheriale në ekonomi, në nevojën e përmirësimit të gjithanshëm të infrastrukturës dhe të klimës së biznesit, si dhe në nevojën e mbështetjes së zhvillimit të sektorëve, të cilët ofrojnë potenciale ende të pashfrytëzuara zhvillimi, si turizmi, energjia dhe agroindustria.

shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”