MENU
klinika

Argjentinasi fluturon në Paris

Surpriza e merkatos/ Icardi lojtar i PSG!

02.09.2019 - 13:44

Do të jetë Paris Saint Germain destinacioni i radhës i Mauro Icardit, me sulmuesin argjentinas që pritet të mbërrijë rreth orës 17:00 në kryeqytetin francez dhe të kryejë vizitat mjekësore, para se të firmosë kontratat e reja.

Mauro dhe Wanda Nara janë fotografuar në aeroportin e Malpensas teksa të shoqëruar nga shoferi kanë dalë nga makina duke iu drejtuar derës dytësore të aeroportit.

Ata janë gati për t’u ngjitur në avionin drejt Parisit me destinacionin e ardhshëm të argjentiasit, PSG.

Firma mbi kontratë e pret: rrogë thuajse 10 mln euro, përfshirë edhe bonuset.

Formula? Huazim 5 mln euro me të drejtë blerje 65 mln euro të tjera.

Kjo sepse PSG nuk shiti dot Neymar dhe nuk ka para në dispozicion për të investuar dhe për të shmangur rrezikun UEFA dhe FFP.