Kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim nga kancelarja Angela Merkel, në kuadër të procesit të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Shefi i qeverisë ka zhvilluar një takim me kacelaren, i cili zgjati për 30 minuta. Rama thotë se Merkel është një mike e shqiptarëve, ndërsa tha se ajo ka një predispozitë shumë pozitive kundrejt vendit tonë.
“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel??????
#MikeeVërtetë?”, shkruan Rama.
Muaji tetor do të jetë një sfide e vërtetë për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave.
Ky proces do të diskutohet nga KE-ja në datën 18 tetor, ndërsa kandidate për çelje negociatash krahas Shqipërisë është edhe Maqedonia e Veriut.