Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, risjell në vëmendje për të gjithë tatimpaguesit, se deri në 30 shtator, është mundësia për të përfituar pagesën në shkallën tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë.
“Në zbatim të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, u aplikua në shkallën tatimore 8%, për pagesat e kryera brenda datës 20 gusht 2019”.
Tatimet shpjegojnë se, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019; dhe në rast se pagesa nuk kryhet deri në 30 shtator, atëherë tatimi mbi dividentin për vitet 2017 e më përpara, shkalla tatimore e tij do të jetë 15%.