Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar tensione në këtë institucion.
Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.
Mësohet se shkak i shkarkimi të Alimadhit dhe nëndrejtorit Klodian Troci, u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.
Prej dy ditësh është vendosur drejtori dhe nëndrejtori i ri i Kadastrës. Puna në këtë institucion ka pasur fillimisht probleme, pasi ish-nëndrejtori ka bërë rezistencë për të lëshuar zyrën.
Pasi zyrtarët e rinj kanë hyrë në ambientet e institucionit, ata janë shoqëruar nga forca policie.
Dy mjete të policisë rrinin jashtë institucionit, dhe njëra brenda.