MENU
klinika

Brozo dhe Lukaku përgjigjen në fushë

‘Tërmet’ zikaltër në Derby/ Inter dominon Milanin

21.09.2019 - 23:35

Interi hedh pas krahëve dështimin në Champions, duke mposhtur Milanin 2-0 në derbi dhe duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në po kaq ndeshje të kampionatit, që e mbajnë me meritë në krye të renditjes me 12 pikë të plota.

Ishte Interi i Contes që mori kontrollin e lojës, me presing të lartë që i detyronte lojtarët e Milanit të largonin shpesh topin pa adresë, për të shmangur rrezikun.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë e Giampaolos vuanin shumë për të gjetur hapësira në mbrojtjen “bunker” të zikaltërve, teksa kërcënimin e vetëm të rrezikshëm e patën me anë të Susos, që depërtoi deri në zonë, por goditjen e tij e devijoi në këndore Asamoah.

Zikaltrit filluan të kërcënojnë vazhdimisht kuadratin e Donnarummës, por ky i fundit ishte gjithmonë gati për të reaguar, deri në momentin kur Lautaro Martinez shtyu në rrjetë një top të grushtuar prej tij, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë përfundoi me barazimin pa gola, ndërsa në dhomat e zhveshjes Conte kishte shkundur të tijtë, që u kthyen me një ritëm krejt tjetër në fushë, duke u hedhur menjëherë në sulm për golin e avantazhit.

Pritja nuk do të zgjaste shumë, pasi në minutën e 49’, ishte Marcelo Brozoviç që u shërbye pranë vijës së zonës së 16 metrave dhe gjuajti menjëherë me të djathtën, ndërsa topi u devijua në këmbët e portugezit Leao dhe shtangu Donnarummën, duke përfunduar në rrjetë.

Pamjet në VAR konfirmuan se goli ishte i rregullt, ndërsa në “San Siro” shpërtheu festa zikaltër, me futbollistët e Contes që zhvendosën lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe filluan një betejë të ashpër me Donnarummën dhe shtyllat e portës së tij.

Reagimi i Milanit ishte i vakët edhe pas zëvendësimeve të Giampaolos, ndërsa në minutën e 78’, në një zbritje të shpejtë nga krahu i djathtë, Barella krosoi saktë për Romelu Lukakun, që i vodhi kohën Romagnolit dhe me kokë mposhti për herë të dytë Donnarummën.

Ky gol “vrau” shpresat e Milanit për të mos dalë të humbur nga derbi, ndërsa në minutat e mbetura Interi tentoi një tjetër gol me Candrevën, por goditja e tij u ndal sërish në shtyllën e portës së Donnarummës dhe sfida përfundoi me rezultatin 2-0.

Dominim total mbrëmjen e sotme për zikaltrit, që përveç dy golave të shënuar dhe një tjetri të anuluar, arritën të godasin dy herë shtyllën, një herë traversën dhe të testojnë disa herë aftësitë e Donnarummës. 

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin