MENU
klinika

"Shqipëria e Kosova, çdo herë krah njëra-tjetrës"

Tërmetet, Meta takim me ministrin kosovar

30.09.2019 - 10:54

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës Ekrem Mustafa.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit i shprehu zyrtarit kosovar mirënjohje për bashkëpunimin si dhe ndihmën e ofruar për tejkalimin e pasojave të tërmetit.

I lumtur t’i shprehja sot ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit.
Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës.?????”, shkruan Meta.