Presidenti Hashim Thaçi ironizoi deklaratën e sotshme të homologut serb Aleksandër Vuçiç se ‘’ai i shmanget takimeve me të duke bredhur në korridore’’.
Në një foto të përbashkët me kryeministrin Rama, Thaçi shprehet se u shkëmbye me mikun e tij Rama, me të cilin ndajnë mendime të përbashkëta për anëtarësim të Kosovës në strukturat euroatlantike me ndihmën e SHBA-së, aleatit të përbashkët strategjik të Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama dhe Thaçi po marrin pjesë në punimet e Samitit të 74-rt të Asamblesë së Përgjithsme të OKB-së.
Mesazhi i Hashim Thaçit:
Diku nëpër korridoret e OKB-së – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve. HTH