MENU
klinika

Si u bë vlerësimi për punimet?

Thellohet skandali me “Rrugën e Arbrit”, kontrata me shoqërinë e djalit

17.09.2019 - 12:19

Thellohet skandali me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” nga kompania “Gjoka Konstruksion”.

Për të realizuar një pjesë të ndërtimeve në “përmirësimin, ndërtim operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit” segmenti numër 3, Zall Bastar Dalje-Ura e Vashës si dhe segmenti Ura e Cerenecit- Bllatë, kompania “Gjoka konstruksion” me administrator Rrok Gjokën ka lidhur një kontratë nënkontraktore me shoqerinë e djalit të tij, “Gjoka 87”, me administrator Erind Gjokën.

Kontrata me afat 12 mujor lidhet pikërisht me punimet e konsideruara si të papërfunduara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për të cilat janë marrë paratë nga buxheti i shtetit mbi bazën e dokumenteve të rreme.

Për këtë arsye ARRSH kërkoi nisjen e hetimeve për kompaninë e ndërtimit ‘Gjoka Konstruskion’.

Ajo që është e cuditshme është fakti se në këtë kontratë sipërmarrës rezulton shoqeria ‘Gjoka 87’ dhe nënsipermarrës ‘Gjoka konstruksion’, pavarësisht se tenderin për rrugën e Arbrit e ka fituar kjo e fundit.

Konkretisht kompania “Gjoka87” ka vlerësuar si punime të kryera me cilësi të mirë, punimet e realizuara nga shoqëria e babait të tij. Kolaudimi i punimeve është kryer nga shoqëria ‘IKN shpk’ ndërsa mbikëqyrës i punimeve ka qënë shoqëria ‘GR Albania shpk’ dhe ‘Gauff gmbh& CO enginering kg’.

Këto punime janë kolauduar nga datë 27 maj 2019 dhe konsistojnë në realizimin e dy urave dhe tre tuneleve, që sipas ARRSH janë të papërfunduara.

Çmimi total i kontratës nuk është përcaktuar me shifra të sakta, por theksohet se kjo shifër nuk duhet të kalojë vlerën totale të 5 miliardë e 133 mijë lekëve.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci