MENU
klinika

Detajet

Tragjike, vdes gjatë lindjes gazetarja shqiptare

19.09.2019 - 14:58

Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë. Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa kundrejtë përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez. Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur, shkruajnë mediat në Kosovë.

Me këtë rast Drejtori Gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati ka shprehur ngushëllimet e tij publikisht  duke vlerësuar njëkohësisht dhe punën që gazetarja ka bërë.

“Me hidhërim të thellë  mora vesh ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.

Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës që ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Përkushtimi në punë në secilën detyrë që i është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolege te RTK-se dhe me gjere pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta”.