MENU

“Askush nuk më pushoi"

U tha se e hoqën nga puna, Kelvi Kadilli rrëfen të vërtetën

30.09.2019 - 18:09

Ky sezon i ri televiziv nisi me ndryshime për moderatorin Kelvi Kadilli.

Ai u largua nga “Top Channel” tek “Ora News”, për të moderuar emisionin e mëngjesit së bashku me Arjola Shehun. Para lëvizjes së tij, në rrjet u përfol se Kelvi ishte pushuar nga puna pasi ishte penalizuar nga drejtuesit e televizionit. I ftuar në emisionin “Why Not” të Roza Latit, moderatori i ka përgënjeshtruar këto lajme.

Kelvi ka treguar se e kishte thënë që në muajin maj se do të largohej nga “Top Channel.

“Askush nuk më pushoi nga puna. Ndër të tjera, uji kur rri shumë në një vend, për të mos thënë qelbet, ndotet. Kështu që mu desh të lëvizja.”- ka rrëfyer moderatori në studio.

 

View this post on Instagram

 

So much fun @why_not_show | YouTube per intervisten e plote! 🔥✌🏻

A post shared by Kelvi Kadilli (@kelvikadilli) on

Tashmë, Kelvi dhe Arjola na shoqërojnë me emisionin “Ditë e Re”, i cili më parë ishte në moderimin e Dajana Shabanit dhe Besmir Metanit.