MENU
klinika

Historia e Markut

U zgjova, nuk mund të flisja e çdo gjë më rrotullohej!

08.09.2019 - 17:15

Një mëngjes të zakonshëm, Mark pati probleme të vishej.

Pastaj, ai derdhi qumësht nëpër banakun e kuzhinës në vend që ta hidhte në tasin me drithëra. Duke menduar se ishte thjesht tepër i lodhur nga kryerja e një ankandi të gjatë, të lodhshëm një ditë më parë, ai vendosi të shtrihej në divan.

Kur ai iu përgjigj një pyetje në gjuhë të pakuptimtë, gruaja e tij, Jana, kuptoi se diçka nuk ishte në rregull dhe thirri abulancën.

Mark, një 58-vjeçar i shëndetshëm, kishte pësuar një goditje gjatë natës që e la atë me afazi, një paaftësi për të komunikuar , të shkaktuar nga dëmtimi i zonave specifike të trurit.

“Ndjeva mjegull, sikur të isha në një flluskë,” thotë Marku.

“Kisha humbur vizionin periferik dhe kujtoja se ndoshta do të vdisja dhe po vëzhgoja kaosin në dhomën e urgjencës përreth meje.”

Efektet e afazisë ishin të menjëhershme dhe shkatërruese për Markun dhe Janën.

“Brenda natës, puna e Markut në ankand mbaroi”, thotë Jana.

“Ishte shkatërruese për të dy, pasi jeta jonë ndryshoi në mënyrë dramatike”. Papritmas, karriera e Markut mbaroi dhe kërkesat e afazisë u bënë të gjitha konsumuese.

Për fat të mire ata jetonin në një zonë afër një spitali që kishte një klinikë gjuhësh dhe afazie dhe një program të dedikuar për kërkime të afazisë.

“Ky është një shërbim i rëndësishëm që nuk është i disponueshëm në shumë rajone,” shpjegon mjeku i neurologjisë dhe drejtori i klinikës.

“Kjo lejon pacientët me probleme kronike gjuhësore të marrin terapi të përshtatshme për ndjekjen dhe qasje në provat klinike.”

Kur Jona u thirr për të gjetur një grup mbështetës për goditje në tru, ajo u drejtua në klinikë, ku po zhvillohej një fazë provë.

“Ky studim vlerëson nëse terapia e të folurit shoqëruar me stimulimin e trurit përmes kokës përmirëson shërimin për pacientët me afazi kronike si Marku”, thonë mjekët.

Por Marku nuk ishte i sigurt.

“Fillimisht, unë hezitova sepse trajtimi përfshinte MRI (rezonanca magnetike) të përsëritura dhe unë e di se sa janë klaustrofobikë dhe të pakëndshëm”, thotë ai.

Marku përfundimisht u regjistrua dhe shumë shpejti pa se përfitimet ia vlenin.

“Tekniku i MRI-së ishte i shkëlqyeshëm dhe më ka ndihmuar të pushoj dhe ishte vërtet mirë të kisha shumë stimulim të përditshëm. Unë kënaqesha të sfidoja veten time për të marrë përgjigjet e drejta në testet gjuhësore që ata më dhanë. Gjithçka më ndihmoi”.

Mjekët insistojnë që të gjithë personat më probleme komunikimi të trajtohen.

“Së pari, ata janë duke ndihmuar të tjerët.

Plus, ata marrin një terapi të gjerë në të folur e cila nuk është e disponueshme për shumë të mbijetuar nga goditja në tru. Dhe, njerëzit me trajtime gjithashtu përfitojnë nga bashkëveprimi shoqëror.

Ata bëhen pjesë e grupit tonë dhe ne përpiqemi të krijojmë një mjedis të këndshëm, mikpritës dhe mbështetës”.

“Tani, pesë vjet pas goditjes, Marku ju këshillon të tjerëve në një situatë të ngjashme. Edhe pse mund të jetë e pakëndshme, përpiquni të merrni pjesë në sa më shumë programe, studime dhe grupe mbështetëse për të ndihmuar të rindizni trurin tuaj. Më bëri të ndjehem më pak i izoluar dhe më vetëbesues”.