MENU
klinika

Parakalimi i zhveshur...

Unazën 2 000-vjeçare të Kaligulës e rrëmben mbretëresha Elisabetë

30.09.2019 - 13:22

      Mendohet se i përkiste Perandorit romak Caligula. Është nxjerrë në shitje për rreth 500 mijë paund britanikë, unaza 2 000-vjeçare prej safiri. Unaza ka një portret të gdhendur, që mendohet të jetë ai i gruas së katërt të Perandorit, Caesonia, e cila sipas gojëdhënave, ishte aq e bukur, sa Caligula e bëri të parakalonte tërësisht e zhveshur para miqve të tij.

Unaza është artefakti kryesor që do të ekspozohet, bashkë me 100 bizhuteri me gurë të çmuar, javën e ardhshme në Londër, nga argjendarët e “Wartski”. Nxjerrja e saj në shitje, ka tërhequr interes të madh, pasi në Angli kanë mbërritur deri nga Japonia edhe pse duhen ende disa ditë, për të nisur ankandi.

 

 

 

 

 

 

Unaza e Caligula-s ka qenë pjesë e koleksionit të Kontit të Arundelit në periudhën 1637-1762, për të përfunduar më pas në koleksionin e politikanit George Spencer, Kont i Marlboros në fillim të shekullit XVIII dhe në shekullin XIX. Pasi ndryshoi disa pronarë në vitet në vazhdim, unaza u shit në një ankand të “Sotheby” në Londër në vitin 1971, për vetëm 750 paund. Më pas u ble nga “Wartski”, argjendaria zyrtare e mbretëreshës së Anglisë dhe princit Charles.

 

 

 

 

 

Caligula sundoi Perandorinë Romake për vetëm katër vite, nga viti 27 p.e.s, kur edhe u vra. Gruaja e tij Caesonia, nuk mundi të jetonte pa të dhe sipas gojëdhënave, i kërkoi vrasësit që edhe ajo të vdiste, duke iu bashkuar Perandorit.

Sipas një legjende, Caligula mendoi të bënte konsull kalin e tij Incitatus, por historianë të ndryshëm modernë besojnë se, ky rrëfim ishte më tepër i ndikuar nga situata politike e kohës në Romën e Lashtë. Sipas tyre, ky vendim ishte më tepër për të ironizuar senatorët dhe jo një lajthitje e Perandorit. Në vitin 41 të erës së re, Caligula u vra, pas një konspiracioni të organizuar nga Rojet Pretoriane dhe ndihmësit e tij.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët