MENU
klinika

Anulimi i '30 Qershorit'

“Venecia” fillon vërtetimin e ligjshmërisë së vendimit të Metës

11.09.2019 - 09:51

Axhenda e delegacionit të Komisionit të Venecias ka qenë tejet e ngjeshur, pas turit të takimeve që nisën që dje në Tiranë, ku në fokus ngelet zgjidhja e ngërçit politik.

Edhe sot, që prej 30 minutash delegacioni i “Venecias” po zhvillon një takim me Komisionin Hetimor, për vërtetimin e ligjshmërisë së presidentit Ilir Meta mbi vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Mësohet se takimet për përfaqësues politikë dhe jo vetëm, janë faza e parë për ‘Venecian’ për mbledhjen e informacioneve rreth kërkesës së maxhorancës për shkarkimin e Metës.

“Me këtë vizitë Komisioni i Venecias përmbyll fazën paraprakë, të misionit ‘fakte mbledhës’, ku do të merren në konsideratë të gjitha informacione e marra në këto takime.

Më pas do të ketë një fazë tjetër, për të verifikuar nëse ka pasur të drejtë Meta që të anulojë datën e zgjedhjeve. Pritet që Komisioni i Venecias të ketë një sesion plenar në 12 tetor ku do të publikohet edhe raporti i saj. Mendimi i ‘Venecias’ është shumë i rëndësishëm. Por nëse do të kemi një votim në Kuvend me 94 vota pro për shkarkimin e Metës, ky nuk është hapi i fundit.

Pasi pjesa fundore e gjithë procesit është Gjykata Kushtetuese. Nëse parlamenti do të ketë një vendim për shkarkimin e Metës në mesin e tetorit, Gjykata Kushtetuese është akoma jofunksionale. Ndaj do na duhet të presim edhe disa muaj, nga dhënia e vendimit”, raportoi Gjençaj.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!