MENU
klinika

Arsyet mister

Vetëhelmohet 41-vjeçarja në Korçë

21.09.2019 - 09:49

Një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasi ka pirë një sasi të madhe ilaçesh. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Pojan. 41-vjeçarja është gjetur në banese nga motra e saj, e cila e ka transportuar drejt spitalit.

Fatkeqësisht shtetasja me inicialet R.K., nuk ka arritur dot të shpëtojë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Ende nuk dihen shkaqet se perse gruaja shkoi drejt aktit ekstrem, duke i dhënë fund jetës.

Informacon paraprak: 

“Më datë 20.09.2019, në orën 21:00, në fshatin Pojan, në banesë, është vetëhelmuar me lëndë helmuese (e papërcaktuar ende)shtetasja R.K, 41 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Në këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.