MENU
klinika

Në orët e para të mëngjesit

Vijon “ankthi”, tjetër tërmet “dridh” vendin

22.09.2019 - 08:50

Shqipëria po kalon orë paniku, teksa vijojnë lëkundjet e tërmetit.

Pas tërmetit tronditës 5.8 ballë të shkallës Rihter, pasditen e kaluar, janë ndjerë dhe një sërë lëkundjesh të tjera gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dridhja më e fundit është shënuar në orën 06:46, me magnitudë 3.7 ballë, 6 kilometra nga veriu i Durrësit, dhe me një thellësi 44 kilometra.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë në Detin Adriatik, ndërsa pasojat më të mëdha janë në Durrës dhe Tiranë.