MENU
klinika

Europa i hap "portat"

Vjen ilaçi me kanabis që kuron epilepsinë te fëmijët

29.09.2019 - 13:57

Medikamenti i parë me bazë kanabisi për epilepsinë e fëmijëve pritet që së shpejti të jetë në farmacitë  e tregut europian.  Ilaçi merret me gojë si shurup. I prezantuar fillimisht në SHBA në vitin 2018, ilaçi mori miratimin e Agjensisë Evropiane të Barnave (EMA)për futjen e saj në tregun evropian.

Epidiolex do të hidhet në treg nga GW Pharma dhe trajton krizat e lidhura me dy forma të rralla dhe të rënda të epilepsisë, sindromën Lennox-Gastaut dhe sindromën Dravet për pacientët mbi moshën 2-vjeçare.

“Ne kemi 28 shtete tani në Evropë që kanë aprovuar Epidyolex. Ilaçi do të jetë në treg brenda 2 vitesh. Kemi një treg prej 500 milion njerëzish në Evropë dhe jemi shumë të kënaqur” tha CEO i kompanisë farmaceotike.

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të kenë të parat ilaçin, në fund të këtij viti, ndërsa Spanja dhe Italia janë planifikuar për vitin 2020.

Për momentin ky lloj medikamenti është në treg vetëm në Shtetet e Bashkuara, ku rreth 15.000 të rinj janë duke u trajtuar me këtë preparat.

Doktorët mund të japim Epidiolex ose të quajtur ndryshe ‘cannabidiol’, nëse ata mendojnë se mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve.

Ekspertët thonë se ky medikament i ri do të sjellë shpresë për disa familje dhe aprovimi nga autoritetet europiane duket një hap pozitiv. Kanabisi mjekësor, sidoqoftë, ende mbetet një nga preparatet i cili ka shumë pengesa.

Disa studime llogaritin se tregu i kanabisit terapeutik i porsalindur mund të arrijë 50 miliardë euro deri në vitin 2025.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë