Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në Prishtinë, ku një person ka qëlluar mbi disa të tjerë, duke vrarë 1 dhe plagosur 3 të tjerë.
Ahmeti thekson se ngjarja ishte tepër e rëndë, ndërsa shton se për këtë ndodhi aspak të këndshme, ka edhe të arrestuar.
- Postimi i Shpend Ahmetit:
Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë. Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK.
Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit. Në emër të Komunës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, e lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen.