MENU
klinika

"Vazhdojmë të jemi në krye të detyrës..."

Xhaçka bën bilancin e verës: 324 vatra zjarri në Shqipërinë

09.09.2019 - 20:21

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një statusi në “Facebook” ka bërë bilancin e vatrave të zjarrit në mbarë Shqipërinë.

Xhaçka shprehet se 324 vatra zjarri u shënuan në vend, ndërsa ka nënvizuar se ekipet e ndihmës kanë bërë maksimumin.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Postimi i Olta Xhaçkës:

Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të Emergjencave Civile, Forcave te Armatosura, zjarrfikësve dhe ndihmës së qytetarëve të shumtë që na u bashkuan si vullnetarë, korriku dhe gushti shënuan një numër të pazakontë zjarresh. 324 vatra zjarri në mbarë territorin e vendit, 1900 ha pyje, toka bujqësore, kullota, nga zjarre që në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme!

Vazhdojmë të jemi në krye të detyrës për të mbrojtur pronën publike e private, e mbi të gjitha jetën e qytetarëve. Ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe ndaj autorëve të këtyre akteve që rrezikojnë të mirën tonë të përbashkët.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin