Ditën e sotme është njoftuar se kapiteni i ardhshëm i Arsenalit do të jetë Granit Xhaka, i cili do të marrë shiritin pasi u zgjodh nga lojtarët e skuadrës.
E gjithë skuadra e “Topçinjve” ka votuar për kapitenin e ardhshëm dhe lojtari që është zgjedhur për këtë me shumicë votash është pikërisht mesfushori shqiptar. Megjithatë këtë vendim nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët e Arsenalit, të cilët kanë reaguar në faqen zyrtare të klubit.
“Xhaka bum Xhaka jashtë nga klubi im”, shkruan një nga tifozët.
Një tifoz tjetër shkruan: “ Nuk meriton ta marrë shiritin, ky është një sulm total për ekipin tonë.”
Mesfushori ka ditëlindjen ditën e sotme dhe disa tifozë nuk ngurojnë ta lidhin dhënien e shiritit edhe me këtë ngjarje të jetës së tij.
“E more si dhuratë për ditëlindjen.”, i shkruajnë disa tifozë.
Megjithatë ka edhe nga ata që kundërshtojnë një pjesë të tifozëve që janë kundër, që shiritin e kapitenit ta marrë Xhaka.
“Këta të ashtuquajturit tifozë të Arsenalit, janë më të këqijtë. Njerëz shumë agresivë që nuk kanë arritur asgjë në jetët e tyre.”, shkruan një tifoz në “Twitter”.