13.09.2019 - 18:44
Këtë vit “Kënga Magjike” do të vijë më ndryshe se çdo herë tjetër.
Për herë të parë në festival do të përfshihet publiku dhe votat e tij për të përzgjedhur gjysmëfinalistët
Megjithatë për kategorinë “New Artist” ka rregulla të tjera. Ata do të vlerësohen si fillim nga një juri, e cila do të vendosë dhe për fatin e tyre. Së fundmi janë zbuluar edhe tre anëtarët, të cilët këtë vit janë më pak në numër.
Pjesë e jurisë janë tre artistët e njohur shqiptarë, Arben Skënderaj, Armend Rexhepagiqi dhe Jonida Maliqi.
Pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” deri tani e kanë konfirmuar Fifi, Krusita, Anxhela Peristeri, Linda Halimi, Ardit Çuni, Anjeza Branka, Orgesa Zaimi dhe Erik Lloshi.