12.09.2019 - 09:59
Lindita Halimi ka konfirmuar plotësisht pjesëmarrjen e saj në festivalin e “Këngës Magjike”.
Këngëtarja shqiptare është kthyer posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në festival.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Linda me anë të një postimi në Instagram ku zbulon edhe titullin e këngës së saj.
“Want my love” titullohet kënga konkurruese e cila me sa duket do të vijë në gjuhën angleze.
Kënga është një prodhim i Eric “Nealante” Phillips i njohur për punën e tij me artistë të famshëm botërorë si French Montana apo Beyonce.
Ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një baladë apo për një këngë ritmike. Këtë na mbetet ta shohim në vijim.