MENU
klinika

Foto

10 mijë gjyle malazeze mbi gjurmën më të fortë të qytetërimit shqiptar në Mal të Zi

09.10.2019 - 09:30

Historia e rrallë e shkatërrimit të Kalasë së Tivarit nga malazezët, 140 vjet më parë treguar nga një djalë patriot, që së bashku me vëllain mbajnë emrat e dy rilindasve, Samiu dhe Naimi.

10 mijë gjyle malazeze mbi gjurmën më të fortë të qytetërimit shqiptar në Mal të Zi.

Videoja që po ju përcjellim është marrë nga profili i Sami Ulqinit, apo Sami Flamurit, një djalë që e do kombin e vetë, në një mënyrë të rrallë. E do ai vetë, e do vëllai, e do familja e tij, që dy vëllezërve binjakë u ka vendosur emrat e Rilindasve vëllezër, Samiut dhe Naimit.

Dy vëllezërit e ndryshojnë mbiemrin e tyre mediatik dhe social, në varësi të ngjarjes historike kombëtare me të cilin duan të ndërlidhen, herë Dulcigno, për t’ju referuar Shqipërisë venedikase; herë Flamuri, herë Naim Von Albanien, kur kanë lexuar albanologë gjermanë, etj. Shikojeni me sa pasion e tregon Samiu historinë e kalasë së Tivarit, duke të përcjellë emocione aq të mëdha.

Historia e shkatërrimit të Kalasë së Tivarit përmes 26 fotove

Tivari, në dokumentet e shkruara historike përmendet në shekullin IX-të. Eshtë njohur me shumë emra: Antibareos, Antibaris, Antibarum, Tivari, Antivari, Bar, etj. Gjatë periudhave të hershme historike, Tivarin e kanë përshkuar mbretër e qeveri të shumta. Konica.al po ju përcjell historinë e shkatërrimit të Kalasë së Tivarit përmes 26 fotove.

 

  • Tivari përmes dokumentave historike

Tivari, në dokumentet e shkruara historike përmendet së pari herë në shekullin IX-të. Eshtë njohur me shumë emra: Antibareos, Antibaris, Antibarum, Tivari, Antivari, Bar, etj. Ka gjasa që themelet e qytetit ti kenë vënë shqiptaret/ilirët para Bizantit, madje synohet që po në ato themele të ketë qenë edhe kështjellë Romake.

Gjatë periudhave të hershme historike, Tivarin e kanë përshkuar mbretër e qeveri të shumta. Në fundin e shekullit X-të dhe në gjysmën e parë të shekullit XI-të, ka qenë nën qeverisjen e shqiptarëve nen Perandorinë Bizantine.

Prej vitit 1042, bie nën qeverisjen shqiptare te Dokleas, që në vitin 1077 fitoi kurorën mbretërore. Pak më vonë, mbreti Bodin Ipeshkvinë Dukleane të Tivarit, e ngriti në rangun e Arqipeshkvisë. Ndërmjet vitit 1166 dhe 1183, sërish kthehen shqiptaret me seli Bizantin, kurse prej vitit 1183 e deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XIV-të, kur kalon në duart e Ballshajve, Tivari hynte në përbërjen e shtetit shqiptar te mbretit Gjergj Strez Ballsha.

Gjatë gjysmës së parë të shekullin XV-të, ka ndërruar shumë sundues, deri në vitin 1443, e marrin Venedikasit/Venezia. Në vitin 1465, Tivari bie në duart e fiseve shqiptare, që vranë eprorin Venedikas. Faza e fundit e qeversisjes Venedike, hynë në kohën kur osmanët marrin Shkodrën më 1478, sa që edhe vetë qyteti i Tivarit bie nën sundimin e tyre, në verën e vitit 1571. Sundimi otoman zgjat deri me 1878 kur e marrin malazezët. Nga Gjansone, Tivari përshkruhet se e ka marrë emërtimin “Anti(b)var” nga vetë fakti se gjendet përballë fortesës së Barit, në bregdetin e Mbretërisë së Napolit.

Është pra Tivari përballë Barit të Puljes, i vendosur buzë Adriatikut në një mal të rrethuar me ullishta dhe ka brenda mureve 500 zjarre.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen