MENU
klinika

“Banka e djathit”

“Parmigiano”- magazina e parë më e madhe në Itali

20.10.2019 - 18:52

Një strukturë e madhe prej 8500 metrash katrorë, mes jeshiles së hapur të lëndinave përreth dhe jeshiles së errët të pyjeve që e rrethojnë, ku robotët lëvizin 135 mijë “lingota” qumështi, që pushojnë në freski e heshtje, larg zhurmave që kanë krijuar tarifat e Trump për Europën.

Bëhet fjalë për magazinën e parë dhe më të madhe në Itali, më shumë se 600 metra mbi nivelin e detit në zonën e Modenas që ruan djathin e famshëm italian “Parmigiano reggiano”.

I ndërtuar në zemrën e apeninit modenez, stabilimenti ka kushtuar më shumë se 13 milionë euro.

Në këtë mënyrë sigurohet jo vetëm mbajtja e standarteve të vendosura për prodhimin e këtij lloji djathi të veçantë por edhe forcohet mbështetja për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat malore mes Parmës, Reggio Emilias, Modenas e Bolonjës.

Në harkun e një viti, janë prodhuar 135 mijë forma të Parmigianos që janë në konservim.

Magazina është antisizmike dhe me efiçencë të lartë energjetike dhe është plotësisht e informatizuar dhe e kontrolluar me telekomandë për të mundësuar monitorimin e vazhdueshëm të temperaturave dhe të lagështirës.

13 persona e ndajnë punën mes tyre dhe makinerive të specializuara për të mirëmbajtur “bankën e djathit”.

Marrë nga Ilsole24ore