Vetëm pak kohë kanë kaluar nga mbyllja e procesit zgjedhor në Kosovë, por pavarësisht kësaj, disa parti kanë filluar ‘festën’.
Kështu Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë shpallur fitoren njëkohësisht edhe pse nuk janë numëruar votat.
Është ish ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri nga PDK-ja i cili ka thënë se PDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve. Njëkohësisht edhe Lëvizja Vetëvendosje e shpalli fitoren nga zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Nga ana tjetër edhe shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media tha se LDK-ja është forca e parë në këto zgjedhje.
“Nga ana e LDK-së, është e qartë se kemi një përparësi apo udhëheqje ndaj VV-së, ata janë parti e dytë. Le të jenë të bindur të gjitha ata që po thonë ndryshe se LDK-ja në këto zgjedhje del e para”, ka thënë Lutfi Haziri.
Ndërkohë rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja pritet të publikohen pas disa orëve.