MENU
klinika

Në moshën 60-vjeçare

Humb jetën tragjikisht këngëtari i polifonisë

05.10.2019 - 10:18

Personi që shihni në foto është Siri Runaj, 60-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga kati i 7 i ballkonit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:15 të mëngjesit në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Runaj, me profesion infermier, ndërsa thuhet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni në rrethana ende të paqarta.

Runaj ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme. Madje, në profilin e tij në “Facebook” shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

Aktualisht në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka kryer veprimet hetimore dhe ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të Fierit.

Brenda pak ditësh kjo është ngjarja e dytë e ngjashme që ka tronditur Fierin, pasi të shtunën e kaluar një grua me profesion mësuese ra aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen