MENU
klinika

Ja si u përgjigj Nexhmije Hoxha!

A e helmuan përmes mjekimit Enver Hoxhën?

10.10.2019 - 08:12

Pas polemikave të shumta, lidhur me fundin e Enver Hoxhës dhe akuzave për një helmim të tij përmes mjekimit, ka reaguar edhe Nexhmije Hoxha.

Përgjatë një interviste për gazetën Dita, Nexhmije Hoxha, është shprehur se e ka ndjekur atë debat, por nuk është çuditur, pasi për 27 vjet me radhë Enveri është sulmuar dhe janë thënë shpifje dhe akuza të qëllimshme.

“Është një debat i stisur dhe për të krijuar konfuzion. Kjo çështje është shumë e qartë dhe unë nuk merrem me to. Folën njerëz me integritet si Dr. Sabiti, Isufi e njerëz të tjerë. Unë i kam shkruar këto në librat e mija dhe nuk do rri e të merrem me shpifje.

Ua kam dhënë përgjigjen njëherë e mirë në letrën që i kam drejtuar Ilirit e Teutës dhjetë vjet më parë, në 100-vjetorin e lindjes së Enverit. Është e kotë të merresh me shpifjet. Tani po vazhdoj të shkruaj kujtimet e mija…”, tha Nexhmije Hoxha.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!