MENU
klinika

Përgjigjen e jep UEFA

A mund të ketë Serbi-Kosovë në Euro 2020?

17.10.2019 - 18:04

Ndeshjet e fundit kualifikuese të nëntorit do të nxjerrin edhe skuadrat e fundit që do të marrin pjesë në finalet e Europianit të vitit të ardhshëm.

Kosova dhe Serbia janë ende në lojë për një biletë në Euro 2020. Ndonëse shanset janë minimale, të dyja skuadrat shpresojnë në grupet e tyre respektive.

Qëkur Kosova është pranuar në UEFA (maj 2016), u vendos që ajo mos shortohej kundër Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës në eliminatore.

Pyetja që lind tani është se çfarë do të ndodhte nëse Kosova dhe Serbia kualifikohen për në fazën finale? A mund të luajnë në një grup? Po nëse e kalojnë grupin? Përgjigjen e jep vetë UEFA:

“Kosova nuk mund të luajë kundër Serbisë në fazën e grupeve. Më pas, nëse e kalojnë këtë raund ato mund të ballafaqohen. Përveç Serbisë, Kosova nuk mund të luaj në grupe edhe me Bosnjën e Hercegovinën”.

Kosova dhe Serbia, përveç kualifikimeve të rregullta nga grupet, kanë mundësi të sigurojnë pjesëmarrje në Europian edhe përmes ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit