Një 19-vjeçar me iniciale K. H., ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave me njëra-tjerën.
Ngjarja ka ndodhur në Vorë, në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i një prej automjeteve me iniciale D.R dhe pasagjeri F. Xh. Ata janë dërguar në spital, ku kanë marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.
Shkak për aksidentin mësohet të jetë bërë lagështira e tepërt në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut, duke bërë që një prej makinave të përfundojë në kanal.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.