MENU
klinika

3 shtetas ndërrojnë jetë brenda ditës

Aksidenti i tretë me pasojë vdekjen, humb jetën 46 vjeçari

20.10.2019 - 20:54

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 18:45 në Farkë.

Policia bën me dije se automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.

  • Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.

Kujtojmë se vetëm ditën e sotme kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen e dy shtetasve.

Bilanci i viktimave të raportuara deri tashmë mbërrin në 3.