MENU
klinika

Me patrullën e Policisë

Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit në Tiranë

20.10.2019 - 21:44

Eskorta e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, është përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele në një aksident rrugor në Tiranë, pranë zonës së Qafë Kasharit.

Mësohet se makina e eskortës së Kurtit është përplasur me një mjet tjetër, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.

Dy makinat e përfshira në aksident janë pjesë e eskortës së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Policia e Tiranës ka marrë masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve, ndërsa kreu i Vetëvendosjes ka vijuar pa probleme rrugën drejt Rinasit. Raportohet se përplasja e mjeteve nuk ka qenë e fortë.

Lideri i Vetëvendosjes ishte sot në Tiranë për të festuar triumfin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat u mbajtën me 6 tetor.

Lajmi gjithashtu është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, i cili me një shënim në “Facebook” thekson se aktiviteti në Tiranë ka vazhduar sipas parashikimit. Ai ripërsërit faktin se asnjë prej personave që ndodheshin në makinë nuk ka pësuar lëndime trupore.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”-shkruan zëdhënësi i VV, Arlind Manxhuka