MENU
klinika

Mit'hat Frashëri për bashkëkombasit

“Ali Pasha ka thënë: dy shqiptarë janë shumë!”

29.10.2019 - 18:46

      Mid’hat bej Frashëri, emri i të cilit shkruhet edhe Midhat apo Mit’hat (njohur me emrin e pendës, Lumo Skëndo) ishte diplomat, shkrimtar dhe politikan. Mes të tjerësh, ka qenë ndër farkëtarët e nacionalizmit shqiptar./Konica.al

Në rininë e tij ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog.

Mes të tjerash, krijimtaria e tij letrare përfshin edhe mendime, përshtypje apo mbresat vetjake për popullin e tij. Më poshtë, lexoni disa aforizma përmes të cilave, ai u drejtohet shqiptarëve për t’u ngritur mbi interesat e ulëta, apo çëshje të dorës së dytë:

 

 

Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.

Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit.

Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.

 

 

Hiqe veten si pak të mençur dhe pak të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.

Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës ti themi të bardhë dhe të zezës të zezë.

 Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.

Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente. Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?

 

Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.

Vetëm një proverb të mirë di: ”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: ”Trimi i mirë me shokë… pak!”

Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjeniu i kulturës shqiptare

Noli personaliteti poliedrik


Ngjarje tragjike që tronditi qytetin e “Luleve të Verës”!

Misteri i vdekjes së filantropit të famshëm korçar

Një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë

“Mjegulli i dashurisë”

Aktorja që shkriu mbi 180 role

89 vite nga lindja e Melihate Ajetit

Trajtohen temat sociale, politike dhe historike...

12 filma kosovarë në “Të Fala nga Prishtina”