MENU
klinika

A do të dilet nga 'ngërçi' i dy viteve?

Anëtarët e Kushtetueses, Parlamenti nis punën për zgjedhjen e tyre

27.10.2019 - 17:20

Parlamenti do të nisë të martën, datë 29 tetor, procedurat për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të dëgjojë kandidatët, të cilët aspirojnë që të jenë anëtarë në institucionin më të lartë që garanton mbrojtjen e Kushtetutës.

Para komisionit të ligjeve do të dalin 3 emra edhe pse në 14 tetor Këshilli i Emërimeve në drejtësi i dërgoi Parlamentit 4 kandidatë.

Kjo për faktin se njëri prej tyre, Besnik Muçi, tashmë ka nisur punë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga presidenti Ilir Meta.

Ashtu siç veprohet me çdo kandidat që zgjidhet nga parlamenti Komisioni i Ligjeve ka detyrimin që pas seancës dëgjimore të hartojë një raport për secilin prej juristëve për t’ia përcjellë më pas Parlamentit që vendos me 84 vota se cilët do të jenë dy anëtaret e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Votimin e kandidatëve parlamenti e ka vendosur ta zhvillojë në 14 nëntor, pothuajse në afatet e fundit që i njeh Kushtetuta. Nëqoftëse nuk merret vendim brenda 30 ditëve, automatikisht kandidati me më shumë pikë bëhet anëtar i Kushtetueses.

Ndërkohë pas zgjedhjes së emrit të parë, kreu i shtetit Ilir Meta ka afat deri në 8 nëntor për të zgjedhur një tjetër në këtë gjykatë, duke plotësuar dy vende vakante.

Me votimin e Kuvendit me 14 nëntor Gjykata Kushtetuese do të ketë 5 anëtarë ndërsa i duhet të presë edhe pak për anëtarin e 6-të që do të bënte funksional këtë institucion pas më shumë se 2 vitesh bllokim.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!