MENU
klinika

“Kam nevojë për një përqafim”

Angelina Jolie po e përjeton keq largimin e të birit nga shtëpia

03.10.2019 - 17:55

Një muaj më parë, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Madoxx, u nis për studime në universitet në një tjetër vend dhe largimin e tij nga shtëpia aktorja nuk e priti fort mirë.

Ajo ka një lidhje të veçantë me Madoxx dhe vetëm një muaj pas largimit të tij, ka treguar se po i mungon shumë.

Teksa ishte në në premierën e filmit “Maleficent Mistress of Evil”, Jolie u shpreh se vetëm dy ditë e ndanin nga përqafimi i të birit, të cilin po e priste me padurim.

“Ai do të udhëtojë me avion për në Japoni që të më takojë. Jam dy ditë larg përqafimit me të. Ai është mirë. E di që është i fortë, është në rregull, por unë kam nevojë për një përqafim.”- ka rrëfyer aktorja për “Extra”.

Madoxx ishte një ndër arsyet pse Jolie i dha fund me Pitt, pas një debati të fortë mes Madoxx dhe aktorit.

Madje, marrëdhëniet babë e bir u ftohën aq shumë, saqë Pitt e mësoi nëpërmjet mediave se i biri do të shkonte në universitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN