MENU
klinika

E bukur si dikur

Angelina Jolie rikthehet në publik dhe mahnit me pamjen

08.10.2019 - 16:19

Aktorja shumë e dashur për publikun, Angelina Jolie, është duke promovuar filmin e saj më të ri, “Maleficent: Mistress Of Evil”, i cili është pritur me padurim nga publiku pas suksesit të madh që kishte pjesa e tij e parë.

Promovimi i filmit është bërë shkas që aktorja të shfaqet dhe para mediave, pasi që pas ndarjes nga Brad Pitt dhe pas operimit të saj, nuk është dukur.

44 vjeçarja i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj, pasi është shfaqur e freskët, e buzëqeshur dhe me një nur që vetëm Angelina mund të përcjellë. Aktorja është veshur në ngjyrë lejla, ngjyrë kjo që ia ka vënë akoma më shumë në pah tiparet e fytyrës.

Angelina ka nisur punën të hënën dhe është parë në Romë, në hotelin “De la Ville” duke realizuar një fotosesion së bashku me një tjetër aktore nga ky film Michelle Pfeiffer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën