MENU
klinika

Do të ushtrohen aktivitete ekonomike

Anulohet shitja e Syrit të Kaltër/ Në ankand parku i Drilonit

31.10.2019 - 15:37

Pas publikimit, të kontratës për dhënien me qira të kabinave të drurit, tek Syri i Kaltër, Ministria e Financave ka pezulluar procedurat.

Vlera minimale e ofertave ishte 72 mijë e 500 lekë në muaj, rreth 600 euro, e konsideruar si një shumë mjaft e ulët duke pasur parasysh preferencat për këtë pikë turistike, me një fluks shumë të lartë frekuentimi. Me një qira të tillë në Tirnaë merret një dyqan i vogël, i dorës së dytë apo të tretë, në periferi.

Por ndërkohë, Top Channel ka mësuar se për dhënien me qira të kësaj prone shtetërore ka dhënë lejen edhe Ministria e Mjedisit, ndërsa ministri Klosi, i pyetur nga mediat e quajti ankandin “anomali i institucioneve”.

Prej 20 vitesh këto kabina jepen me qira me një çmim edhe më qesharak, prej vetëm 15 mijë lekësh në muaj, ndërkohë “Albtourist TO”, shoqëria shtetërore që administraton, ka katër vite që është në vështirësi financiare, madje po kaq vite punonjësit e saj kanë që nuk marrin rrogat.

Ankandi për Syrin e Kaltër është anuluar por ndërkohë një tjetër pronë e ngjashme shumë herë më e madhe brenada zonave të mbrojtura, kërkohet të jepet me qira të ulët.

Bëhet fjalë për 2500 metra katror toke, në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas dokumentit të njoftimit, vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 172,600 lekë në muaj, ndërkohë që mbi 1800 metra katror të pronës janë funksionale për ushtrimin e veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit.

Edhe në këtë rast Ministria e Mjedisit ka dhënë miratimin e saj.

Në njoftimin e APP thuhet se, dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorimin e saj për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat gjenerojnë të ardhura për shoqërinë dhe nxisin rritjen e punësimit dhe investimit.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë