MENU
klinika

"Po e rrit e vetme..."

Arbana Osmani tregon sfidat me Jonin: Gjyshet po e trajnojnë…

30.10.2019 - 16:53

Kureshtja është e madhe për librin e saj të ri me receta gatimi, megjithatë, tek Intervista për Who, Arbana Osmani nuk u mjaftua vetëm me detajet nga libri.

Ajo bëri ca rrëfime më shumë edhe për jetën private, e pikërisht për të birin, Jonin dhe marrëdhënien që ka me të.

Arbana thotë se ai i ka ndryshuar jetën në çdo dimension, edhe pse lodhja nuk mungon. Ajo shton se një pjesë të mirë në rritjen e tij e kanë dhe gjyshet, por nuk dihet nëse këtu përmendet nëna e ish-bashëshortit, apo gjyshja e vetë Arbanës, që ka qenë pjesë dhe e emisionit të saj vitin e kaluar.

‘Joni ka ndryshuar jetën time në çdo dimension, duke e bërë më të bukur, por edhe më të lodhshme herë pas here. Me Jonin gatimi është shumë i këndshëm, por edhe sfilitës sepse ka gishta që futen në brum, tasa që derdhen, vezë që rrihen dhe pastaj derdhen, etj. Por unë vdes të gatuaj me të, është një nga kënaqësitë më te mëdha.

Joni nuk gatuan vetëm me mua, por edhe me gjyshet, kështu që dalëngadalë po trajnohet siç duhet’, ka thënë moderatorja.