MENU
klinika

Le pas jetën e saj në Londër...

Arbenita sakrifikon gjithçka kishte për Feron!

27.10.2019 - 22:19

Disa muaj më parë pas largimit nga “On Records”, reperi Fero vendosni të largohej nga Kosova për të vazhduar jetën dhe karrierën e tij në Gjermani. 

Këtë vendim e dashura e tij, modelja Arbenita, nuk e priti mirë dhe u shpreh në Instagram duke komentuar në foton e reperit.

Pas këtij largimi u përfol se dhe lidhja e tyre u ndërpre por ditën e sotme të gjitha dyshimet ranë poshtë pasi ata janë fotografuar në rrugët e Berlinit së bashku dhe duken më të bashkuar se kurrë. 

Duke qenë se, Arbenita prej vitesh jeton në Londër u mendua se ajo kishte shkuar për të kaluar disa ditë pranë partnerit të saj, por situata qënka më e thellë.

Arbenita tashmë është zhvendosur të jetojë në Berlin aty ku jeton edhe Fero dhe këtë gjë ajo e ka treguar dhe në Instagramin e saj kur ndjekësit e kanë pyetur se ku ajo jeton.