08.10.2019 - 17:37
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sipas burimeve ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë në Elbasan.
Burimet thonë se kreu i bluve ka kërkuar nga vartësit e tij që të intensifikojnë punën për të luftuar grupet kriminale si dhe atë kundër narkotikëve dhe korrupsionit.
Takimi vjen vetëm pak kohë pas kapjes në Brazil të sasie prej 617 kilogramësh kokainë me logo të Futboll Klub Elbasanit.
Ndërsa më herët në bashkëpunim me partnerët, policia goditi tentativën e trafikut të 137 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Bashkëpunim për..."
Bandat kriminale drejt shkatërrimit? Ardi Veliu takim me zyrtarët e EUROPOL
Kokaina në Durrës
Ardi Veliu jep detaje: Të arrestuarit kishin akses në…
Zbardhen porositë për policët