MENU
klinika

"Përtej mureve të gurta"

Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur shqiptare

27.10.2019 - 21:42

     Arti shqiptar në zi! Aktorja shumë e njohur, Shpresa Bërdëllima, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

 

 

Bërdëllima, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë që i mori dhe jetën. Prej vitesh, ajo ishte zhvendosur në Belgjikë, me familjen e saj.

Shpresa Bërdëllima, ka lënë një galeri të pasur rolesh në kinema. Që në moshë shumë të re, ajo do të bëhej protagoniste në disa nga filmat shqiptarë.

Spikati për natyrshmërinë dhe lehtësinë në lojën aktoriale dhe mes të tjerash, u dallua edhe për tiparet e skalitura në harmoni, në portretin e bukur femëror.

Ndër rolet e saj kryesore në ekranin e madh, kujtojmë:

 

 

“Vajzat me kordele të kuqe” (1978) –  zonjusha Gajtani

“Përtej mureve të gurta” (1979)  – Asimeja

“Era e ngrohtë e thellësive” (1982) – Vali

“Kur hapen dyert e jetës” (1986) – Liza

“Kur ndahesh nga shokët’ (1986) – Zana

“Të shoh në sy” (1986) – bashkeshortja e z. Mina

“Mirela” (telekomedi – 1988) –  Mirela

“Flutura në kabinën time” (1988) – Keti

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit