MENU
klinika

Besimi i Gardës shqiptare

Asnjë plumb për të mbrojtur sulltan Hamidin

23.10.2019 - 07:11

Një nga stereotipet më të përsëritura në historiografi është bindja se sulltan Abdyl Hamidi, që sundoi prej vitit 1876 deri më 1908, ishte idhulli i shqiptarëve.

Studiuesit e huaj thonë se Abdyl Hamidi, si kundërshtar i rreptë i ideve nacionaliste në Perandori, ishte kundër pranimit të kërkesave të shqiptarëve, shkruan Konica.al.

Pothuajse të gjithë historianët përmendin se sulltani në fjalë vendosi ta mbushte pallatin Jilldiz me oficerë e ushtarë shqiptarë, të cilët i përdorte si avangardën e tij të besuar.

Por, a e fitoi ndonjëherë Abdyl Hamidi besnikërinë e trupave të tij shqiptare në pallat?

Kësaj pyetje i përgjigjet sir Edwin Pears, një nga biografët më të hershëm, i cili jep një tablo interesante të ditëve të fundit të sulltan Hamidit në pallatin Jilldiz, në kohën kur revolucioni xhonturk shpërtheu në kryeqytetin e Perandorisë.
I botuar në vitin 1917, atëherë kur plot prej pjesëmarrësve i kishin kujtimet ende të freskëta nga vera e vitit 1908, libri jep edhe disa hollësi interesante për gardën shqiptare të sulltanit.

«Thuhej se ai (Abdyl Hamidi – shën. i red. Konica.al) ishte tronditur, i goditur nga befasia dhe frika për përparimin e shpejtë të trupave që po mësynin drejt Konstandinopojës; mosbesues se trupat e tij të përkdhelura shqiptare do ta linin të pambrojtur; se mes mijëra vartësve të tij që kishin jetuar nën urdhrat e tij asnjë nuk dukej se po organizonte ndonjë qendresë në kryeqytet apo në Jilldiz kundër ushtrisë rebele. Çka shkaktoi më së shumti habi gjatë mësymjes së ushtrisë ishte se asnjë ushtar nuk u emërua për të udhëhequr mbrojtjen”, shkruan Pears në librin e tij «Life of Abdul Hamid».

Në përpëlitjet e tij të fundit, sulltan Hamidi kishte shpresuar se një pjesë e ulemasë do t’i dilte në ndihmë, dhe shumë më vonë Komiteti xhonturk do të pretendonte se kishte gjetur dëshmi me bollëk se ai kishte shpenzuar para në blerjen e njerëzve me qëllim të nxitjes së fanatizmit mysliman.

Por, si vepruan trupat shqiptare që kishin mbetur në kryeqytet?

«Shqiptarët që mbetën në afërsi të kryeqytetit treguan se ata nuk do t’i bashkoheshin një lëvizje të tillë, dhe një dëshmitar që kishte përcjellur ndodhitë pas marrjes së Jilldizit, kishte parë shqiptarët që po i rrasnin hoxhallarët në burgje me një ceremoni të vogël sikur këta njerëz të shenjtë të ishin derra të pabesimtarëve», thekson Pears. /konica.al/

© Salih Mehmeti | Konica.al

Burimi:
Sir Edwin Pears, Life of Abdul Hamid (London, 1917), ff. 317-18.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit