MENU
klinika

Tradhtia e fundit

Ata e ndihmuan dhe Trump ia ‘nguli thikën pas shpine’

09.10.2019 - 14:56

Një bisedë telefonike e së dielës me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Kjo ishte gjithçka që i duhej presidentit amerikan Donald Trump që të vendoste të bënte atë që kanë bërë fuqitë perëndimore në momentet kryesore gjatë shekullit të kaluar: të tradhtojnë kurdët.

Ata e bënë atë në vitet 1920 kur Britania dhe Franca lejuan forcat turke të Kemal Ataturk të bënin ç’të donin përmes Traktatit të Sèvres dhe premtimit të tij për një shtet kurd. Ata e bënë atë në vitet 1980, kur SHBA ripaguan Saddam Huseinin për luftën e Irakut me Iranin ndërkohë që forcat e tij masakruan Kurdët e Irakut.

Dhe tani ata po e bëjnë atë përsëri, me vendimin e Trump për të zhvendosur forcat amerikane nga Siria,, me qëllim që të mos bien ndesh me aleatin e NATO-s, Turqinë, kur ajo të nisë operacionin e vet ushtarak.

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara nuk do të mbështesin ose përfshihen në këtë operacion, dhe forcat e Shteteve të Bashkuara, pasi kanë mposhtur “Kalifatin” territorial të ISIS, nuk do të jenë më në “zonën e afërt. ”

Vendimi i Trump, i cili raportohet se është në kundërshtim me këshillat e Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, është një vendim po aq  i pamoralshëm, sa është edhe politikisht i mallkuar.

Sigurisht, shumë faktorë ndikuan në humbjen e ISIS. Por ishte guximi dhe vendosmëria e kurdëve, gatishmëria e tyre për të vënë jetën e tyre në rrezik, vendimtare.

kolana e librave

E megjithatë, SHBA tani thjesht i ka braktisur ata. Jo vetëm kaq, i tradhtoi.

Erdogan e di se çfarë do të thotë vendimi i Trump. Është një dritë e gjelbër për të lëvizur forcat ushtarake turke në lindje, në territorin e mbajtur nga kurdët pa frikë se mos ndeshet me një pjesë të vogël të trupave amerikane.

Kurdët sirianë gjithashtu e dinë se çfarë do të thotë vendimi i Trump. Plani i deklaruar i Erdogan për të rivendosur mbi një milion prej 3.5 milion refugjatëve sirianë, që aktualisht po mbahen në Turqi në kampe paraburgimi të paguara nga BE, në një zonë të thellë 19 kilometra, 300 milje të gjatë përgjatë kufirit Siri-Turqi, është më shumë se kaq. Është një mundësi që Erdogan të krijojë një kërcënim të perceptuar për shtetin turk; domethënë, kurdët sirianë. Kjo është arsyeja pse Turqia ka kërcënuar se do të veprojë në mënyrë të njëanshme dhe do të pushtojë Sirinë, pavarësisht nga prania e trupave amerikane.

Dhe kështu kurdët e Sirisë kanë mbetur në një pozitë të mjerueshme, të varur nga të tjerët. Kjo varësi fatale, veçanërisht nga Perëndimi i pabesë, i ka mashtruar kurdët për shumë kohë.

Tani më shumë se kurrë ata kanë nevojë për një formë pavarësie, të paktën autonomi rajonale. Tani për tani, ndërsa Turqia afrohet dhe SHBA tërhiqet, kjo duket më larg se kurrë më parë.

Tim Black/ Spiked

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gabimet që janë bërë...

Nënvlerësimi i Trump nga Erdogan

Fundi i konfliktit shtatëvjeçar?

Erdogan: Do ta pastrojmë Sirinë nga kurdët dhe IS