MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Bashkimi kombëtar, s’na duhet tani, vetëm …

27.10.2019 - 16:14

1. Indiciet e tanishme(pa marr parasysh; qëllimin, dëshirën dhe aspiratën) për bashkimin midis Kosovës dhe Shqipërinsë pa një ulëse në OKB dhe pa garancionet publike të OKB-s (insistimi duhet të bëhet që ajo të ishtrohet përmes ndonjë Rezolute) për njohjen e kufijve të shpallur me aktin e pavarësisë, pra, të tërësisë teritorriale, nënkupton de facto e de jure, vetëm ndarje të Kosovës!

2. E ajo çka është më e çuditshme dhe më makabre në krejt këtë synim e përpjekje është që; “gërshërët e ndarjes” do zbresin jo siç po e kërkon Serbia (përmes idesë së “korigjimit” si minimumi i kompromisit!) deri te lumi Iber, por shumë kilometra poshtë tij.

Pra, diku rreth 25%/30% të teritorrit të gjithëmbarshëm të Kosovës, së njohur me kufijt e përcaktuar administrativ.

3. S’këndejmi, Projekti i bashkimit të Kosovës (pas insistimit të marrjes nga ana e Serbisë të 25%/30% të teritorrit tē Kosovës) me 75% të teritorrit të saj të mbetur, me Shqipërinë mbetet synimi, qëllimi dhe përpjekja më shkatërrimtare e idesë së “kompromisit”, që po e ripërsërit si papagall politika dhe kakofonia e Presidentit Vuçiq.

Ide kjo që mjerisht gjeti përkrahje naive edhe te Presidenti i Kosovës Thaçi, dhe sidomos te kryeministri kontravers shqiptar, Edi Rama.