Bayern Munchen sërish nuk ka fituar në kampionat. Kësaj here kampionët e Gjermanisë janë ndalur 2-2 në transfertë me Augsburg. Një pikë vlen pak dhe tashmë bavarezët kanë precipituar të tretët.
Një gol në sekondat e para të ndeshjes dhe një në minutën e fundit i kanë mohuar Bayern Munchen fitoren. Ndeshja nuk ka nisur aspak mirë për ekipin e Kovac, që ka kaluar në disavantazh në minutën e parë pas një goli të Richter.
Gjithsesi, reagimi i bavarezëve nuk ka vonuar. Lewandowski, në fakt, ka barazuar takimin në minutën e 14-të duke realizuar golin e tij të 12-të në tetë javët e para të këtij kampionati.
Ndërkohë, përmbysja e përkohshme ka ardhur katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë me një gol të mrekullueshëm të Gnabry, i cili konrmohet njeriu i transfertave për bavarezët.
Në fakt, tetë golat e fundit që ai ka realizuar në të gjitha kompeticionet me Bayern-in kanë ardhur larg “Allianz Arena”. Kur mendohej se ekipi e Kovac do të merrte tri pikët, ka ardhur goli i barazimit, që është realizuar nga Finnbogason.