MENU
klinika

Çfarë ofron programi IPARD?

BE fonde për bujqësinë/ Çuçi: Sot nisin aplikimet

30.10.2019 - 14:44

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, iu bën thirrje fermerëve dhe sipërmarrësve në fushën e agrobiznesit të aplikojnë për fondet e programit IPARD.

Gjatë një takimi në Lezhë, në kuadër të fushatës informuese të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për thirrjen e dytë të IPARD, ministri tha se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet dhe aftësistë që të jetë përfitues në një nivel të kënaqshëm e fondeve të Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë.

“Pavarësisht se në pamje të parë na duken të vështira, se na kërkohen dokumenta voluminoze, prapë po të bëhen me kujdes, unë jam i bindur se brenda thirrjes së dytë ne mund ta dyfishojmë numrin e kontratave të lidhura”, tha ministri Çuçi.

Në vijim të bashkëbisedimit me fermerët e Lezhës, Ministri i Bujqësisë u ndal edhe tek Skema Kombëtare, nuk mund të dublojë programin IPARD, prandaj është fokusuar në pikat më vulnerabël të sektorit bujqësor.

 

 

“Fokusi që ne kemi vënë sidomos në forcimin e hallkave kyçe të sektorit që lidhet kryesisht me gjetjen e tregut për shitjen e produkteve bujqësore dhe forcimin e agropërpunimit, mendoj se po japin frytet e veta. Jemi ende në fillime, por po të vazhdojmë të përqëndrohemi në këtë drejtim, besoj se shumë shpejt do të kemi një sektor me zhvillim të qëndrueshëm”, tha ministri Çuçi.

E pranishme në takim ishte edhe drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca. Ky ishte takimi i fundit informues nëpër qarqe, ndërkohë që sot nisin aplikimet për thirrjen e dytë të programit IPARD.

Afati i fundit i aplikimeve është më datë 16 dhjetor 2019.

  • IPARD II jep fonde për tre masa:

-Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore;

-Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore;

-Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit.